5 gola, pak bukuri, por Kukësi nuk ndalet as nga Luftëtari i pabesë

I kanë bërë një pyetje trajnerit Milinkoviç pas humbjes 3-2 në Kukës, nëse futbollistët e tij pas barazimit 1-1, a mundtë kujdeseshin më shumë për mbrojtjen futbollistët e tij, apo dinë të luajnë vetëm në sulm. Një pyetje  që ka provokuar buzëqeshje për teknikun serb, më pas ka dhënë këtë përgjije: “ Është më mirë të luash larg portës tënde dhe më pranë portës  kundërshtare, sepse, ndryshe, do të  shikonim disa gjëra që nuk do të na pëlqenin në mbrojtje.” Nuk ndryshon Luftëtari edhe në fushën e fortë të Kukësit,  mbetet besnik i cilësive të tij, falë dhurata nga pas dhe shkakton shumë frikë kur shpërthen në sulm. Kukësi , sidoqoftë, është kampione e pragmatizmitm, më parë se të ëndërrojë të shpallet kampione e vendit.

5 gola në Kukës, shumë për një ndeshje së cilës nuk mund t’i besoje me lehtësi, pasi janë ekspertë për të bërë gjëmën edhe në një moment letargjie. Por, këtë herë, përballë kishte Kukësin që është tepër mbikqyrës për kudnërshtarin e pabesë, kujtoni momentet kur shifrat shkuan 3-2 dhe vendasit zgjuan edhe shqisën e fundit.  Ekipi i Gjokës  nuk ndalet  edhe në ndeshjen e 32-të pa provuar humbje, një shifër që ka filluar të bindë rivalët se blutë kanë Pejiç në sulm, por më shumë kanë një një grup  me mëndje të mbledhur këtë sezon..

Golat në këtë ndeshje u shënuan : Shameti 4’, Lamçja 8’ Boyom 21’, Pejiç 29’, Beqiri  80’.

sfidanti.al