Edhe me Ksavin apo Roberto Martinezin nuk është se cilësia e skuadrës do të rritej ndjeshëm dhe shpejt, por gjithsesi kur një trajner është i dorëzuar, nuk ia vlen të vazhdohet me të. Ronald Kuman nënshkroi kapitullin e tij me barazimin zhgënjyes 0-0 në fushën e Kadisit në La Liga, dhe Barcelona mbeti për momentin jashtë zonës së Europës. Jo larg titullit apo jashtë Championsit por jashtë Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës!
Vetë Kuman u përjashtua me karton të kuq, ashtu si edhe Frenki De Jong, ndonëse gjatë ndërhyrjes së tij e preku topin. Polemikat ishin të shumta, por përfundimi ishte barazim. “Barcelona mbetet në errësirë”, “Barcelona nuk e ngre kokën”, ishin disa nga titujt e gazetave me katalanasit që kanë vetëm 9 pikë në 5 ndeshje, 7 pikë prapa Realit kryesues.
Sfidanti.al