Mbyllet edhe java e 36 e Kategorisë Superiore e cila përmbledh në 90 minuta atë që ka ndodhur në 35 javët e tjera. Nuk bëhet fjalë për tifozët në shkallë që sërish munguan por për vërtetësinë e futbollit në Shqipëri që i shtyn njerëzit ta braktisin masivisht Superioren. Fitorja e lehtë e Tiranës, Skënderbeut dhe Partizanit tregin qartësisht se çfarë futbolli është luajtur dhe po luhet në elitën e futbollit shqiptar. Egnatia mundet 3-0 në shtëpi nga Tirana, Skënderbeu kalon Vllazninë 3-1 në Shkodër ndërsa Partizani shkatërron 4-0 Erzenin dhe asgjë nuk ndryshon në klasifikim pasi në finalen katërshe shkojnë të kuqtë, shkodranët, rrogozhinasit dhe surpriza e madhe, korçarët. Çfarë zhgënjimi, jo për Tiranën por për të 10 pjesëmarrësit e në këtë sezon unikal jo për shkak të spektaklit por për mënyrën amatore që u trajtua futbolli shqiptar. Ndeshjet u drejtuan nga një regji qëndrore me pult në dorë dhe këtë e tregojnë qartësisht rezultatet që i dyshonin shumë e tani i kanë vërtetuar të gjithë.
Nga Pirro Bardhyli