Tatuazh falas për tifozët e Bayer Leverkusen

Sezoni i rekordeve për skuadrën e tyre të zemrës meriton një kujtim, i cili zgjat për të gjithë jetën. Pas triumfit në Bundesligë dhe arritjes në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Europës, skuadra e Leverkusen ka bërë të paharrueshëm sezonin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje, plot 49. Për të “festuar” klubi i Leverkusen ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për tifozerinë e saj duke i ftuar të bëjnë tatuazh diçka që lidhet me skuadrën. Në sajtin zyrtar të klubit shkruhet se prenotimet për tatuazhet e para tashmë kanë nisur dhe mbetet për t’u parë se kush prej tifozëve do të ketë idenë më të veçantë.

sfidanti.al