Juventus, Filips në shenjestrën e Allegrit

Juventus mendon për merkato të rëndësishme në janar pasi kërkon të luftojë deri në fund të sezonit për titullin por pa Pogba dhe Fagiolin të dënuar, Allegri nuk ka shumë alternativa. Një i tillë mund të jetë Kalvin Filips që Manchester City nuk e llogarit më dhe mesfushori brtanik mund të largohet drejt Torinos që në merkaton e janarit. De Paul, Hojbjerg e Samardzic janë gjithashtu në listën e bardhjezinjve por Filips nuk kushton shumë dhe transferimi i tij në ekipin bardhezi nuk do t’i rëndinte financat e klubit. 27-vjeçari është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni me fanellën e Manchester City ku numëron 6 ndeshje dhe vetëm 168 minuta në total.

sfidanti.al