Ish-sulmuesi holandez, Ridd Gullit mund te këte qenë një kampion në fushën e lojës por i tillë nuk është jashtë saj. Fituesi i Topit të Artë do të shkojë në gjyq ku do të përballet me dy fëmijët e tij të njohur ligjërisht, Quinsey Georges dhe Shayen Dale, respektivisht përkatësisht 32 dhe 29 vjeç. Ata kanë akuzuar të atin për shkeljet e vazhdueshme të përgjegjësisë prindërore që kur ishin të vegjël dhe kërkojnë një dëmshpërblim që kalon 500 mijë eurot.
Këto janë paratë që u takojnë si pension pas vendimit të gjykatës që nuk u paguan kurrë nga i ati i cili u divorcua jo edhe aq miqësisht me mamanë e tyre, Kristina Pensa. Kuinsi ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lloj kontakti me të atin, edhe në pikën që ai nuk u përgjigjet as mesazheve të urimit për data të veçanta. Të dy fëmijët kanë bërë të ditur se nuk duan që të mbahen me para nga i ati, por e shohin fitoren para gjykatës si diçka më shumë. ”Është e qartë se këto para mund të na ndihmojnë, por mbi të gjitha është një fitore morale për ne”, thanë 2 fëmijët e legjendës së futbollit. Gulit ka njohur ligjërisht 6 pasardhës, të lindur nga tre gra të ndryshme.
sfidanti.al