Në 180 minuta lojë Turqia e Montella-s nuk ka mundur që të grumbullojë asnjë pikë madje edhe t’i gëzohet qoftë edhe një goli të vetëm. Edhe pse në letër ka dominuar me statistika si Australinë dhe Paraguajin, formacioni që eliminoi Kosovën për të kaluar në finalet e Botërorit 2026, i ka dhënë lamtumirën kompeticionit mes lotësh në Santa Clara.
Një nga të parët që mori përgjegjësitë për këto humbje ishte Arda Güler. “Kërkojmë falje, ndihemi të turpëruar. Ne të gjithë luajmë për klube elitare dhe duhet të kishim bërë më mirë. Në dy ndeshje, nuk kemi shënuar asnjë gol dhe kjo është e papranueshme”, tha lojtari i Real Madridit.
Krtike ishin edhe mediet, të cilat pas ndeshjes nuk u kursyen me titujt e zgjedhur.
“Hürriyet” shkruante: “Pa gol, pa pikë. Një lamtumirë e hidhur dhe një zhgënjim i madh!”.
“Fanatik” ishte mjaft krtike duke krahasuar ekipin e Montella-s me një përfaqësuese debutuese: “Si Haiti! Jemi eliminuar pa shënuar gol – si Haiti! Kemi të njëjtin fat të ekipit më të dobët në turne”.
“Habertürk” i referohej faktit se pas pritjes së madhe lojtarët duhet të kishin bërë diçka më shumë: “Aventura e ekipit kombëtar turk në Kupën e Botës, në pjesëmarrjen e tyre të parë në 24 vjet, ishte jetëshkurtër. Filluam plot shpresë, por tani jemi jashtë edhe pse kemi edhe një tjetër ndeshje për të luajtur”.

