Dy kartonë të kuq dhe vetëm një gol në dy ndeshjet mbyllëse të javës së 30 të Kategorisë Superiore reflektojnë edhe më shumë atë që trajneri i Partizanit, Orges Shehi e tha qartë duke saktësuar se formula e re i ka vënë disi në gjumë skuadrat. Duket se askush nuk dëshiron të shënojë apo fitojë ndeshjet në kampionatin tonë të ndryshuar për tekat e presidentit të FSHF-së me miratimin e heshtur dhe pa asnjë të drejtë kundërshtie të presidentëve ndjekës të zjarrtë të teorisë së “dorës në allçi”.
Skënderbeu dhe Tirana u mjaftuan me një ndeshje mediokre që e tillë nuk ishte në shkallë ku ata tifozë që kishin vendosur të mbështesnin ujqërit e dëborës, me siguri nuk do të jenë më kaq të bindur për të shkuar masivisht në stadium ndërsa në krahun tjetër, Egnatia pa asnjë pikë problemi doli me 0 pikë nga transferta e kryeqytetit kundër Erzenit shëtitës. Asgjë nuk ndryshon e askush nuk dëmtohet nga rezultatet e fundit të kësaj jave derisa në lojë nuk është titulli ndërsa sinjalin e vetëm të alarmit e merr Teuta që papritur, nga ëndrra e finales katërshe, sot është vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.
sfidanti.al