Java 6, rikthehet derbi i kryeqytetit

Java e gjashtë e Superiores do të rikthehet në fundjavë, kur janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet interesante. Siparin e kësaj jave do e ngrejë dueli mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në Korçë prej orës 17:00. Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin Partizani-Tirana që do të luhet në orën 20:00 në “Arenën e Demave”. Edhe e diela vjen me 3 duele interesante. Ku në orën 17:00, Vllaznia do të masë forcën me Bylisin, ndërkohë që kjo javë mbyllet me dy duelet Teuta-Dinamo Siti dhe Elbasani-Egnatia, që luhen paralelisht në orën 20:00.

Kategoria Superiore, Java 6:

E SHTUNË: 

SKËNDERBEU-LAÇI        ORA 17:00

PARTIZANI-TIRANA       ORA 20:00 

E DIEL: 

VLLAZNIA-BYLIS         ORA 17:00 

TEUTA-DINAMO SITI  ORA 20:00 

ELBASANI-EGNATIA  ORA 20:00 

sfidanti.al