Dhjetë gjyqtarët më të mirë në historinë e futbollit

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë renditjen e gjyqtarëve më të mirë në histori të futbollit. IFFHS ka mbledhur të gjitha rezultatet e renditjeve vjetore të gjyqtarëve nga vitet 1987 deri në vitin 2022 për të vendosur më të mirin e të gjitha kohërave. Vendi i një gjyqtari në çdo kategori vjetore përcakton numrin e pikëve që ata kanë mbledhur. Në rast se një gjyqtar përfundon në krye të listës vjetore, atëherë ata shpërblehen me 20 pikë. Vendi i dytë në këtë renditje përfiton 19 pikë, ndërsa i treti merr 18 pikë dhe kështu vazhdon deri në fund. Ashtu siç pritej, Pierluigi Collina, fituesi i çmimit si ‘Gjyqtari më i mirë në botë’ nga IFFHS në gjashtë raste mes viteve 1998 dhe 2003, e udhëheq tabelën me 191 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Markus Merk. I treti në listë është gjermani Felix Brych që mban 161 pikë ndërsa Kim Milton Nielson mban pozitën e katërt. Howard Webb i Anglisë e kompleton pesëshen e gjyqtarëve më të mirë me 156 pikë. Webb është njëri prej tre gjyqtarëve anglezë në listë, me Graham Poll që renditet i 23-ti me 82 pikë, dy më shumë se Martin Atkinson që renditet i 27-ti.

Dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori sipas IFFHS:

Pierluigi Colina – 191 pikë

Markus Merk – 184 pikë

Felix Brych – 161 pikë

Kim Milton Nielsen – 159 pikë

Howard Webb – 156 pikë

Björn Kuipers – 152 pikë

Peter Mikkelsen – 142 pikë

Cuneyt Cakir – 140 pikë

Oscar Ruiz – 132 pikë

Nicola Rizzoli – 121 pikë

 

sfidanti.al