Partnerja e Cassanos “fikson” fansat

Carolina Marcialis, partnerja e ish-sulmuesit të njohur, Antonio Cassano është mjaft aktive në rrjetet sociale. Marcialis, shpeshherë ndan me fansat momente nga jeta e saj, teksa së fundmi ka publikuar një foto të nxehtë nga pushimet e shtatorit. Në imazhin e publikuar, ajo duket mjaft në formë, me një fizik pothuajse perfekt. Carolina numëron 2402 postime në Instagram. Bukuroshja e njohur ndiqet nga 240 mijë fansa, ndërsa ka zgjedhur të ndjekë vetëm 1935 prej tyre.  Historia e dashurisë me Casanon ka nisur që në vitin 2008, atëherë kur ish-futbollisti mbante veshur fanellën e Sampdorias.

sfidanti.al