Ja kush doli kundër Jose Mourinhos

Jose Mourinho u shkarkua para dy ditësh nga detyra e trajnerit te skuadra e Romës. Humbja e fundjavës që shkoi nga Milani, ishte vendimtare që Mourinho të largohet nga qyteti i Romës. Por jo vetëm rezultatet e dobëta ishin arsyeja e shkarkimit të tij, pasi mediat italiane kanë raportuar se Special One kishte prishur edhe raportet me një pjesë të madhe të futbollistëve.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se tre lojtarët më të vjetër të ekipit, kapiteni Lorenzo Pellegrini si dhe dy mbrojtësit anësorë Rick Karsdorp dhe Leonardo Spinazzola ishin kundër trajnerit. Gjithashtu kundër tij kishin dalë edhe mbrojtësi anglez Chris Smalling që një kohë të gjatë është jashtë fushave shkaku i një lëndimi misterioz. Së fundmi kundër tij doli edhe bashkëkombësi i Mourinhos, Renato Sanches, pasi në sfidën ndaj Bolognës e aktivizoi në minutën e 46-të dhe vetëm 18 minuta më vonë e largoi nga loja. Mourinho herë pas here kishte dhënë deklarata duke akuzuar lojtarët e tij dhe kjo si duket në fund i kushtoi atij pasi disa nga futbollistët kryesorë të Romës ia kthyen shpinën trajnerit portugez.

sfidanti.al