Interi kampion dimri në Serie A

Interi mund Veronën në “San Siro” mes drithërimash dhe shpallet kampion dimri në Serie A ku pas 19 takimesh udhëheq tabelën e klasifikimit në kuotën e 48 pikëve, pesë më shumë se Juventusi (një ndeshje më pak) i vendit të dytë. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët mbyllën pjesën e parë në avantazh të një goli të rrealizuar nga Lautaro Martzinez. Në fraksionin e dytë skuadra mike u kundërpërgjigj duke rrealizuar me Henri në minutën e 74-rt.

Minutat e fundit të duelit do të ishin të zjarrta me Interin i tëri në sulm për të gjetur avantazhin. Golin e fitores për zikaltrit e shënoi Fratezi në minutën e dytë të kohës shtesë. Edhe pse dukej se nuk kishte më kohë për Veronën që të rreagonte, miqtë gjetën forcat dhe fituan edhe një penallti. Nga pika e bardhë u prezantua Henri, i cili kërkoi të bëhej heroi i takimit, por gaboi duke i dhënë kështu mundësi Interit të festojë tri pikët e plota. Sa i përket Asllanit, për mesfushorin shqiptar nuk pati asnjë minutë në dispozicion nga ana e Simone Inzagit.

sfidanti.al