Liverpool po e blindon me kontratë të re yllin e skuadrës

Curtis Jones është në rrugë të mbarë për të siguruar një kontratë të re te skuadra e tij aktuale Liverpool. Mesfushori i talentuar anglez është një nga të preferuarit e trajnerit Jurgen Klopp, por edhe nga tifozët e The Reds pasi është një djalosh i dalë nga akademia e klubit. Marrëveshja aktuale e mesfushorit është deri në vitin 2027 dhe e reja do të zgjatet edhe për dy vite të tjera. 22-vjeçari është ndër lojtarët më të paguar në listën e pagave të Reds dhe Liverpool është gati t’i ofrojë kushte të përmirësuara për të pasqyruar statusin e tij si një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë.

sfidanti.al