Anthony Joshua do të përballet me ish-yllin e UFC

Anthony Joshua do të përballet me ish-yllin e UFC-së, Francis Ngannou në një ndeshje prej 10 raundesh në Arabinë Saudite. Mendohet se marrëveshja ka përfunduar dhe dyshja do të përplasen në atë që do të jetë edhe sfidsa e dytë në ringun profesionist për Ngannou i cili boksoi me Tyson Fury vitin e kaluar, duke e rrëzuar madje kampionin e WBC, përpara se të humbiste nga një vendim me pikë. Dyshja me shumë gjasa do të jenë në ring me 9 mars në Arabinë Saudite, datë që ka mbetur të konfirmohet.

sfidanti.al