Leo Messi nuk do ta sfidojë Barcelonën në verë. Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, klubi Blaugrana po organizon një turne veror në Shtetet e Bashkuara për t’u përgatitur për sezonin 2024-2025 dhe ideja fillestare e drejtuesve të klubit ishte përballja me Inter Miami të kampionit argjentinas. Megjithatë, klubi amerikan e refuzoi propozimin dhe arsyeja lidhet me kalendarin e ngjeshur. Në atë periudhë, nga mesi i korrikut, do të fillojnë përgatitjet për Kupën e Ligës, turne në të cilin ata janë kampionë në fuqi. Edhe vetë Leo Messi do të ketë të drejtë disa ditë pushimi pas Kupës së Amerikës. Për ‘Pulce’, por edhe për Suarez, Busquets dhe Jordi Alba, sfida për të shkuarën është shtyrë.
sfidanti.al