Liverpool, tifozët kërkojnë Eriksson në pankinë

“Kam kancer. Më ka mbetur edhe një vit jetë”, kështu e zbuloi Sven-Goran Eriksson për sëmundjen e tij pak ditë më parë. Një njoftim tronditës që ka habitur botën e futbollit. Nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga emra të njohur të futbollit e më tej. Por një edhe më i madh erdhi nga tifozët e Liverpool. Trajneri ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i të kuqve, një pasion të cilin e ka trashëguar nga babai i tij. Duke folur për Sky News, ai rrëfeu se asnjëherë nuk e ka drejtuar Liverpool-in ka qenë gjithmonë ndër keqardhjet e tij më të mëdha. Për të realizuar dëshirën e tij, tifozët e klubit anglez i kërkuan klubit që ta linte të drejtonte ekipin.

sfidanti.al