Kevin Zefi largohet nga Interi për Romën

Roma transferon lojtarin me origjinë shqiptare Kevin Zefi me të cilin ka nënshkruar pasi ai u lirua me parametra zero nga Interi. Sulmuesi i rritur në radhët e Shamrock Rovers që përfaqëson Republikën e Irlandës, është vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. Kevin ka lindur në Dublin në vitin 2005 nga prindër shqiptarë dhe konsiderohet një nga telantet më të mëdhenj në qarkullim. Zefi u transferua te Interi në vitin 2021 ku u rrit gradualisht pasi e nisi nga skuadra U-17 dhe u bë protagonist me zikaltërit në dy sezonet e fundit. Lojtari me irigjinë shqiptare u transferua në Romë pasi nënshkroi një kontratë si profesionist.

sfidanti.al