Inter, Bisseck: Bayern shumë i fortë

Pas takimit ndaj Cagliarit, mbrojtësi i Interit, Bisseck u ndal të fliste edhe për ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Bayernit. “Qëllimi ishte të fitonim, ia dolëm. Ne dolëm në fushë shumë të përqendruar, e dinim që Cagliari është shumë i fortë në kundërsulm dhe duhej të ishim shumë të fokusuar. Ata janë shumë të fortë, ne luajtëm një ndeshje të mirë në ndeshjen e parë dhe mendoj se ndeshja e kthimit në stadiumin tonë do të jetë e vështirë për ta, por edhe për ne”- tha Bisseck.Interi ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë.

sfidanti.al