Ilir Daja “Trajneri i vitit 2023” në Kosovë

Ilir Daja është zgjedhur “Trajneri i Vitit” në Kosovë, pas titullit kampion të fituar sezonin e shkuar dhe suksesit të dytë radhazi duke u futur në grupet e Ligës së Konferencës. Tekniku nga Tirana bëri një punë që meriton të vendoset në vitrinë me skuadrën nga Suhareka, i cili gjithashtu iu afrua shumë pranë dhe kualifikimit nga grupet. Ballkani vazhdon të jetë në krye të renditjes në Superligën e Kosovës, teksa synon dhe titullin e tretë radhazi.

sfidanti.al