Partnerja e Valentino Rossit flet pa “dorashka”

Modelja e njohur italiane Francesca Sofia Novello, bashkëshortja e ish-pilotit ikonë të MotoGP, Valentino Rossi, ka rrëfyer se së bashku kanë kryer marrëdhënie në garazh, para garave. “Unë kam qenë një nga vajzat që mbaja çadrat e pilotëve para garës dhe aty jemi njohur së bashku”, – tha Sofia Novello, tashmë 30 vjeçe dhe bashkë me Rossi kanë një vajzë 2-vjeçare. Në një intervistë për Diletta Leotta, ajo u shpreh:

“Kemi disa herë dashuri në garazh. Natyrisht që aty janë shumë skuadra e shumica e personave janë meshkuj, por ka edhe vajza që kujdesen për mikëpritjen dhe komunikimin. Aty ka nisur historia ime me Valentino Rossi. Pilotët nuk kanë kohë për t’i dedikuar kohës së tyre. Nëse ndodh le të ndodhë. Kur ka ndodhur kjo ne ishim një çift. Kisha kohë që shkoja në gara me Valentino dhe flinim së bashku. Ndoshta jo të shtunën para garës, por gjatë fundjavës”, pranoi modelja.

“Vendi më i çuditshëm ku kemi bërë dashuri? Jo në motor, por në dhomën e veçantë që kanë pilotët, ku kanë edhe një shtrat për të fjetur”, – përfundoi Novello.

sfidanti.al