Adrian Mutu, ish-sulmuesi rumun i Juventusit, Parmës dhe Fiorentinës, është shkarkuar nga pankina e Neftci Baku, në Azerbajxhan. Deri këtu duket gjithçka në rregull, por jo për gjatë. Mutu humbi nënën në ditët e fundit dhe njoftimi për shkarkimin e tij erdhi pikërisht në momentin që po bëhej varrimi i saj, teksa Mutu ndodhej në Rumani për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“Sot është ndërprerë kontrata mes Neftçi PFK dhe Adrian Mutu me marrëveshje të përbashkët. PFK Neftçi falënderon Adrian Mutu për bashkëpunimin dhe punën e palodhur dhe i uron suksese në vijim. Në të njëjtën kohë, klubi i shpreh ngushëllimet më të thella Adrian Mutu për vdekjen e nënës së tij. PFK Neftçi, skuadër e cila aktualisht po lufton në elitë dhe në Kupën e Azerbajxhanit, fton të gjithë tifozët e saj që të përkrahin skuadrën” – Shkruan klubi. Neftci Baku renditet në vendin e 3-të në kampionat. Mutu numëron 23 ndeshje të krye të pankinës së kësaj skuadre.
sfidanti.al