Sergio Ramos publikon një këngë të re

Duket se ardhmja e Sergio Ramos mund të jetë shumë larg futbollit. Mbrojtësi i Sevilla-s, ka publikuar një këngë me grupin Los Yakis në orët e fundit. Spanjolli është përfshirë në botën e muzikës para disa vitesh, megjithatë këngët e publikuara nga ai nuk kanë qenë të shumta. Ndërsa tashmë në moshën 37-vjeçare, kur duket se karriera në futbollin e luajtur është drejt perëndimit, Ramos është ripërfshirë në botën e muzikës, duke publikuar këngën “NO ME CONTRADIGAS”.

 

Shikoni klipin;

https://www.youtube.com/watch?v=-TZgVqJlahI

sfidanti.al