Në dokumentin e Harvard Business School janë përfshirë deklaratat e Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shpjeguar përgjegjësitë e tij në drejtimin e Milanit. Si Këshilltar i Lartë i RedBird për klubin kuqezi, ish-sulmuesi ka sqaruar rolin e tij në strukturën drejtuese të Milanit. “Unë jam Zlatan dhe roli im është të jem Zlatan,” ka thënë Ibrahimovic, sipas dokumentit të Harvard Business School. “Kam shumë për të mësuar, por mendoj se kam edhe shumë për të dhënë. Doja të isha në një pozicion ku mund të bëja ndryshimin. Një nga përgjegjësitë e mia është të rris mentalitetin fitues të skuadrës, për t’u siguruar që të arrihen rezultatet. Lojtarëve u them: Kur je te Milani, nëse arrin rezultate, mund të bësh histori. Jam pranë skuadrës, por jo shumë afër. Jam në një pozicion tjetër nga ai që kisha kur isha lojtar”. Suedezi komentoi gjithashtu marrëdhënien e tij me CEO-n e Milan, Giorgio Furlani: “Unë dhe Giorgio u takuam për herë të parë kur ai erdhi gjatë periudhës së Elliott. Fillimisht, Cardinale kishte thënë se nuk dëshironte të punësonte ish-lojtarë, por Giorgio e bindi se unë isha ndryshe. Kur bëhet fjalë për çështje financiare, ne mbështetemi tek ai”.
sfidanti.al