“Qëllimi është të fitosh”. Kjo ka qenë gjithmonë deviza e Zlatan Ibrahimovicit, e transferuar nga fusha në një jetë të re në tavolinë si Këshilltar i Lartë i RedBird për Milanin. Koncept i shprehur qartë gjatë një interviste të dhënë për ‘UEFA Champions League Magazine’ përpara ndeshjes Real Madrid-Milan, më 5 nëntor, e cila përfundoi me fitoren e kuqezinjve në ‘Bernabeu’. Ibrahimovic foli gjithashtu për marrëdhënien që e lidh atë me Milanin, duke përsëritur projektin e tij, qëllimi i paracaktuar i të cilit është të bëjë histori duke fituar tituj të ndryshëm. “Unë besoj në projekt dhe në atë që përfaqëson Milani: mendoj se ndaj të njëjtin vizion me njerëzit që punojnë brenda klubit, të cilët synojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ata duan të bëjnë histori, duan të fitojnë. Ndihem i gjallë kur ne flasim për fitore. Unë do të bëj gjithçka për të fituar dhe nuk do të dorëzohem derisa të ndodhë kjo.”
“Kam luajtur në ekipe të jashtëzakonshme, por Milani është klubi që më ka dhënë më shumë gjatë karrierës sime. Kam qenë këtu në dy raste dhe e vlerësoj shumë atë që përfaqëson ky klub. Herën e parë ndjeva lumturi, herën e dytë kam marrë dashuri. Ndjej sikur dua të kthej diçka, por tani unë jap kontributin tim nga një kënd tjetër. Ndihem mirë që kur pranova të lija futbollin. Jam i qetë me këtë zgjedhje, nuk më mungon fusha. Ndihem mirë dhe punoj shumë në këtë rol të ri: kam kolegë të mirë që më ndihmojnë. Ne jemi një skuadër e shkëlqyer”. “Ambicia është të bëjmë histori dhe të bësh histori do të thotë të fitosh trofe. Historikisht Milani ka pasur sukses shumë herë, kështu që është diçka që vazhdon.
Ne po synojmë këtë, por ka punë në progres, të gjitha pjesët duhet të shkojnë në vendin e tyre dhe ne duhet t’i besojmë procesit. Një nga objektivat tona të mëdha është të kthehemi në majat e futbollit evropian, sepse Milani i përket majës së futbollit evropian.”Rritja e pabesueshme e Reijnders. “Unë mendoj se Reijnders është lojtari që është rritur më shumë në një kohë të shkurtër, ai po provon të jetë një profil i nivelit shumë të lartë. Ai ndien presionin e të qenit holandez (si treshja Gullit-Rijkaard-Van Basten), por ai është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe duhet të vazhdojë në këtë rrugë, sidoqoftë, ai do të mbahet mend për atë që fiton.”
sfidanti.al