Pas falimentimit të Mouscron, borxhit prej 120 milionë eurosh që i la Lille-s dhe së fundmi, rënies së Bordeaux në National 2, Gerard Lopez është gati të “shkaktojë” një viktimë të re për shkak të menaxhimit fatkeq. Bëhet fjalë për Boavistan, një klub i drejtuar nga italiani Cristiano Bacci dhe aktualisht i 14-ti në Ligën e Portugalisë. Shoqëria me qendër në Porto njoftoi sot se është në prag falimentimi të plotë.
Ky është njoftimi për shtyp:
“Bordi Drejtues (CA) i Boavista FC, Futebol SAD informon se është njoftuar, këtë të hënë, më 11 nëntor, nga Gjykata Ekonomike e Vila Nova de Gaia, për urdhrin e pranimit të Procesit Special të Rivitalizimit (PER ), që do të ndiqet nga procedurat e nevojshme ligjore që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm.
Kjo administratë e re ishte plotësisht e vetëdijshme, që nga momenti kur mori drejtimin, për kompleksitetin dhe kërkesat e qenësishme të misionit që e priste, edhe pse realiteti i tejkaloi qartë pritshmëritë më të këqija.
E vërteta është se, pa miratimin e masave rigoroze dhe të jashtëzakonshme, alternativa e vetme do të ishte paraqitja e një kërkese falimentimi, e cila do të përfundonte me likuidimin e pashmangshëm, duke u dhënë goditje kështu pritshmërive legjitime të të gjithëve dhe rikuperimit të borxheve nga kreditorët.
Për këtë bord drejtues, skenari aktual i degradimit ekonomik dhe financiar është i padiskutueshëm, i rënduar nga një ngarkesë thuajse e përditshme procedimesh përmbarimore dhe konfiskimesh.
Nisur nga kjo situatë, dhe i vetëdijshëm për përgjegjësinë për të mbrojtur të ardhmen e Boavista-s, këshilli beson se nuk ka alternativë tjetër përveç paraqitjes së një PER.
Ky proces tashmë ka nisur zyrtarisht, pasi ka hasur disa kufizime në javët e fundit dhe do të zhvillohet në muajt në vijim, me rigorozitetin dhe seriozitetin që kërkon kjo periudhë.
Ky do të jetë pa dyshim një moment vendimtar për krijimin e kushteve të nevojshme për ristrukturimin e domosdoshëm ekonomiko-financiar, me synimin për të rivendosur qëndrueshmërinë dhe pozicionin e saj në treg.
Falënderojmë paraprakisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces jetik për të ardhmen e Boavistas”.
sfidanti.al