Pogba-Juve, rrugët do të ndahen

Po shkon drejt lamtumirës Paul Pogba nga Juventusi. Edhe pse në fillim të vitit të ardhshëm francezi mund të rikthehet të luajë pas pezullimit për doping, klubi bardhezi ka vendosur të ndajë rrugët me mesfushorin. Mes palëve nuk do të ketë një marrëveshje edhe pse në kontratë Pogba duhet të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon pasi torinezët do të mbështeten në faktin se Pogba është dënuar për doping dhe në këtë mënyrë mund të marrin vendimin ekstrem për ta larguar edhe pse francezi ka shprehur dëshirën për të vazhduar.

sfidanti.al