Humbjet në miqësore, Shqipëria humbet pozicione në FIFA

Humbjet me Kilin dhe me Suedinë i kanë kushtuar Shqipërisë dy vende në renditjen mujore të FIFA-s. Klasifikimi i publikuar vetëm pak çaste më parë rendit kuqezinjtë e Silvinjos në vendin e 66-të. Momentalisht Shqipëria ka 1375.1 pikë ndërsa në muajin mars kishte 1382.69 pikë. Sa i përket rivaleve të kuqezinjve në Grupin B në Euro 2024, Spanja renditet më mirë në vendin e tetë me 1727.5 pikë. Në të 9-tin renditet Italia me 1724.6 pikë ndërsa në të dhjetin gjendet Kroacia me 1721.07 pikë. Të tri rivalet e Shqipërisë në Euro 2024, mes dhjetë përgfaqësueseve më të mira të planetit, kanë ruajtur vendin e mbajtur edhe gjatë muajit mars.

sfidanti.al