Humbja e Realit, Ancelotti: Goditje e rëndë

Real Madrid bie sërish, 2-1 ndaj Betis Sevilla. Trajneri i Blanco-s, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp duke treguar të gjithë zhgënjimin dhe shqetësimin e tij, duke qenë se derbi i Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit vjen pas pak ditësh.

“Filluam mirë, por më pas nuk arritëm të ruanim nivelin, angazhimin dhe qëndrimin tonë. Kundërshtarët e merituan fitoren. Kjo është një goditje e rëndë, duhet të reagojmë, është e vështirë të humbasësh në këtë fazë të sezonit, sepse të gjitha skuadrat janë në garë. Nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje”.

Për mungesën e impenjimit: “Nuk e di, nuk jam në mendjen e lojtarëve, nuk arritëm të mbajmë ritmin. Humbëm 27 topa në pjesën e parë. Dyshime për Champions League? Nëse luajmë kështu nuk do të fitojmë. Është fare e qartë, shpresoj që të na zgjojë. Dukej si një ekip më kompakt se në ndeshjet e mëparshme”.

Për zëvendësimin e Mbappé: “Ai e kishte një problem, u stërvit pak dhe unë preferova ta largoja nga fusha. Puna e dobët në mbrojtje nga sulmuesit? Kur luan mirë, bën presion mbi topin, ne e bëmë këtë në pjesën e parë, por në 70 minutat e tjera ishte e tmerrshme”.

sfidanti.al