Benzema e sheh të ardhmen pranë Realit:

Karim Benzema është duke menduar për të ardhmen dhe pas përfundimit të aventurës së tij në Al Ittihad, ai mund të kthehet në Real Madrid. Konfirmimi vjen nga vetë sulmuesi francez, i cili gjatë programit “Los Amigos de Edu” shpjegoi qëllimet e tij:

“Nuk e di datën e saktë se kur do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Kam edhe dy vite kontratë me Al Ittihad. Varet se si ndihem çdo vit, por të qenit trajner është sigurisht më e komplikuar se të qenit lojtar. Megjithatë, dua të qëndroj në botën e futbollit pas largimit nga fusha e blertë dhe do të doja të kthehesha në krahun e Florentino Perezit”, ka thënë mes të tjerash Benzema.

sfidanti.al