Historike në Gjermani, Bundesliga 2 thyen Bundesliga-n

Një rekord historik është regjistruar në futbollin gjerman gjatë fundjavës që lamë pas. Për herë të parë ndodhi që më shumë tifozë në stadiume pati në Bundesliga 2 sesa në Bundesliga! Divizioni i dytë i futbollit ka ekipe me peshë në përbërje këtë sezon. Duke përfshirë edhe skuadra që kanë fituar titullin. Si Nurnberg, Schalke 04, Hamburg, Hertha, Kaiserslautern, Hannover, Karlsruher apo Greuther Furth. 284,643 tifozë ndoqën nga shkallët e stadiumit 9 duelet e javës së 22-të në Bundesliga 2. Ndërkohë që në nëntë sfidat e së njëtës javë në elitën e futbollit gjerman, ishin të pranishëm, vetëm 261,099 tifozë! Numri më i ulët në Bundesligë që nga heqja e kufizimeve të koronavirusit. Në ligën e dytë, shifra prej 284.643 tifozësh është tejkaluar dy herë në histori. Dhe në të dyja rastet gjatë këtë sezoni. Në ndeshjet e javës së 6-të (297.163) dhe në javën e 12-të (292.128). Megjithatë, sa i përket mesatares për ndeshje, Bundesliga sigurisht që qëndron më lart. 39.068 tifozë në elitë. Dhe 28.358 në ligën e dytë.

sfidanti.al