Bayerni e bën prioritet transferimin e Adrien Rabiot

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium. Mesfushori francez mbetet pa kontratë dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me Zonjën e Vjetër përkundër insistimit nga drejtuesit e klubit. Bayerni duket si favoriti kryesor për transferimin e francezit pasi është i gatshëm t’i ofrojnë një kontratë më të madhe se 7 milionë që fiton ai aktualisht te Juventusi. Në garë për t’i siguruar shërbimet e francezit janë edhe Inter, Barcelona, Arsenal dhe Manchester United. 28-vjeçari është lojtari kryesor i Juventusit këtë edicion, ku në 22 ndeshje ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

sfidanti.al