Hije trukimi mbi Ballkanin, ndeshja kundër Dinamo Zagreb nën hetim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për ndeshjen mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit që dyshohet si e trukuar dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Laureta Ulaj. Ballkani shënoi një fitore të madhe ndaj gjigantit kroat në “Fadil Vokrri”, me rezultatin 2:0 në kuadër të Ligës së Konferencës, ndeshje që u luajt në 5 tetor 2023. “E konfirmojmë se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore nga Prokurori i Shtetit lidhur me këtë çështje”, deklaroi Ulaj.

sfidanti.al