Falë një marrëveshjeje komerciale, Moamo Salah arkëton rreth 175 milionë euro në sezon. “The Mirror”, ka marrë akses në një dokument financiar i quajtur ‘Salah UK Commercial’, ku sipas të dhënave të publikuara në atë dokument, Salah ka përfituar 5.4 milionë euro si pjesë e marrëveshjeve të sponsorizimit. Ai ka marrëveshje të profilit të lartë me kompanitë si Pepsi, Adidas, Uber dhe të tjerat që i kanë grumbulluar Salah-ut një shumë prej 27 milionë eurosh përgjatë tri viteve. Në vitin e fundit tatimor, Salah thuhet se kishte përfituar 11 milionë euro përmes marrëveshje personale të sponsorizimit duke i siguruar vetes një të ardhme të mirë kur të pensionohet. Duke marrë parasysh largimin e Jurgen Klopp në fund të sezonit, Salah mund të joshet për një aventurë të re, ndërsa kujtojmë se interesim serioz për të më herët kishte shfaqur Al Ittihadi.
sfidanti.al