Java e 29, stadiumet “shurdhues” të vetmisë së madhe

Askush nuk mund të thotë sot që Kategoria Superiore prodhon spektakël, vërtetësi, futboll apo të ardhura dhe kjo reflektohet në shkallët e stadiumeve ku tifozët nga Tirana në Kurbin apo Rrogozhinë, preferuan t’i kthejnë edhe një tjetër javë mediokre. Përveç suksesit të Egnatias që shkëputet në krye, edhe kjo fundjavë nuk prodhoi asnjë lajm duke e bërë Superioren një “siklet” për të gjithë që janë të detyuar të punojnë që kjo farsë të marë fund.

Në FSHF premtuan se finalja katërshe do të jetë kurora e një sezoni shkëndijash por deri në këto momente duket qartë se nuk ka qënë i tillë e madje mund të thuhet me bindje se në dekada, ky është ndoshta sezoni më i lodhshëm, i parashikueshëm dhe aspak interesant. Vendimi arrogant për të aplikuar formulën që askush nuk e preferon në planet, po prodhon pasoja të rënda për të gjithë sepse nuk po flasim për një sezon por për repoutacionin e futbollit shqiptar që duket se ka prekur fundin. Nëse dikush argëtohet me këtë futboll, të ngrejë dorën, jo “duart me allçi” të Asamblesë, por ato të tifozëve të vërtetë…

Nga Pirro Bardhyli