Mbyllet pa fitues 2-2, klasikja e futbollit zviceran mes Bazelit dhe Zyrihut. Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku nga minuta e parë kanë zbritur shtatë futbollistë shqiptarë në fushë, katër te skuadra e Baselit dhe tre te Zyrihu. Kapiteni Taulant Xhaka, Leon Avdullahu, Dion Kacuri dhe Benjamin Kololli ishin titullarë te vendasit, derisa Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi te Zyrihu. Interesant është fakti se dy prej golave u shënuan nga futbollistët shqiptare. Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Lindrit Kamberi kaloi Zyrihun në epërsi falë një goli të shënuar me kokë pas asistimit nga Okita. Megjithatë epërsia e Zyrihut zgjati vetëm 21 minuta, kur talenti i madh i Bazelit, Leon Avdullahu shënoi për 1-1. Pas këtij barazimi Bazeli mbetet në pozitën e 11-të në renditje me 33 pikë, derisa Zyrihu është në pozitën e katërt me 11 pikë më shumë.
sfidanti.al