Hetohet superagjenti Fali Ramadani për yllin e Realit, Luka Joviç!

Është njëri nga prokurorët më të rëndësishëm të futbollistëve në Europë, dhe ka lojtarë të rëndësishëm. Fali Ramadani, shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka realizuar transferime të mëdha, por duket se është në moment të vështirë, sepse ndaj tij është nisur një hetim nga Roja Civile spanjolle (Guardia Civil) dhe Agjencia Tributare. Nuk është vetëm Fali Ramadani, por edhe të tjerë të vënë nën hetim, dhe akuza është për transferime fiktive të yjeve të rinj, në mënyrë që kartoni i këtyre të fundit të rritet artificialisht.

Si shembull, tabloidi gjerman “Bild” jep sulmuesin e sotëm të Realit të Madridit, Luka Joviç, të cilin Ramadani “bëri gjoja” sikur e transferoi për 2 milionë euro, nga Crvena Zvezda tek Apolloni i Limasolit në “Parajsën fiskale” të Qipros. Gjashtë pas këtij lajmërimi, Joviç kaloi tek Benfika e Lisbonës për 6.6 milionë euro. Ramadani i ka hedhur poshtë akuzat. Ai është një agjent i rëndësishëm dhe ka kontratë me lojtarë të tillë si Lero Sane, Luka Joviç, Miralem Pjaniç, Kalidu Kulibali apo me trajnerin e Juventusit, Mauricio Sarri.

Sfidanti.al