Granit Xhaka: Xabi Alonso trajner i madh

Granit Xhaka është kthyer shumë shpejt në një nga lojtarët kryesor te Bayer Leverkusen në Gjermani, skuadër kjo e cila nuk njeh humbje në Bundesligë, me 11 fitore dhe një barazim pas 12 ndeshjeve. Skuadra e cila drejtohet nga trajneri Xabi Alonso është në krye të tabelës me 34 pikë, dy më shumë se Bayern Munich. Duke folur për formën e skuadrës së tij, Xhaka nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin e tij.

“Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh dhe një mentalitet të fortë. Nuk kemi fituar ende asgjë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Le të shohim se ku do të përfundojmë. Xabi Alonso? Unë mësoj prej tij çdo ditë. Është shumë argëtuese. Ka qenë një lojtar i klasit botëror. Është si një ëndërr për mua të luaj nën drejtimin e tij”,  deklaroi Xhaka.

 

sfidanti.al