Golat e Lacios dhe pritjet e Strakoshës ndalin Romën: 3-0!

Mund të kishte qenë edhe më e thellë. E tillë diferenca në derbin e kryeqytetit italian, me Lacion që fitoi më në fund “në shtëpi” pas 6 vjetësh ndaj Romës, por që e bëri me shifrat 3-0. Mes fituesve, ndër më meritorët, Tomas Strakosha, portier i kombëtares shqiptare që nuk lejoi prekjen e rrjetës së portës së tij. Felipe Kaisedo në 12’, Çiro Imobile me penallti në 73’ dhe Danilo Kataldi në fund fare ishin autorët e golave.

Kjo do të thotë se iu dha një “dorë” Interit, por që në garën për Champions u shtua edhe një rival i ri, pikërisht Lacio. Renditja është me Milanin që ka 48 pikë, Interin 47, Romën 44 dhe Lacion 41. Epërsia e lacialëve ishte e plotë, por në minutën e 23-të, duhej ndërhyrja e Strakoshës ndaj Xhekos për të mos lejuar golin. Po ashtu, në minutën e 67-të, Florenci lëshoi “silurin” e tij, por Strakosha fluturoi për të mos lejuar barazimin. Më herët, në 59’, El Sharaui iu afrua golit, por Strakosha e preku topin që kaloi përtej shtyllës.

Verdhekuqtë jo vetëm u turpëruan, por humbën për dëmtim “margaritarin e ri”, Zaniolo, dhe për karton të kuq Aleksandar Kolarovin.

Sfidanti.al