Gola europianë, Broja e Cikalleshi shënojnë edhe për kombëtaren!

Shqetësimi ka qenë i madh këto kohë për ekipin përfaqësues. Mjaft lojtarë të tij nuk kanë luajtur shumë këtë sezon për shkak dëmtimesh, sëmundjesh apo konkurrence, por kjo fundjavë solli lajme të mira. Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi shënuan gola për skuadrat e tyre, duke treguar se trajneri kuqezi Reja nuk duhet të shqetësohet të paktën për sulmin.

Broja u kthye me sukses pas shërimit nga koronavirusi, duke shkëlqyer në Superligën e Holandës me Viteshen. Futbollisti 19-vjeçar ishte autor goli dhe po ashtu shërbeu asist në fitoren 4-1 në fushën e Emenit. Ai kishte qenë mungesë që nga mesi i dhjetorit pasi u infektua me kovid, ndërsa kishte shkëlqyer në sezonin e parë në Holandë. Në total, Broja ka 6 gola dhe 1 asist në 13 ndeshje, diçka shumë e mirë për moshën e tij 19-vjeçare.

Gol edhe për Cikalleshin, që realizoi në Turqi. Sulmuesi kryesor i kombëtares kurorëzoi një fillim të mirë të 2021-it, pasi u shërua nga dëmtimi i pësuar në dhjetor, duke shënuar për Konjasporin, madje në portën e ish-ekipit të tij, Gëzpete. Në përfundim, Konjaspori humbi në shtëpi 2-3. Cikalleshi ka minutazh aspak të vogël në Superligën turke, veçse ky ishte goli i tij i parë i sezonit, diçka që mund t’i japë më shumë besim.

Sfidanti.al