Inter-Juve? Në Itali thonë “Konte dogmatik” kundër Pirlos së “rrjedhshëm”!

Kanë filozofi të ndryshme, dhe të tillë kanë qenë edhe si futbollistë. Flitet shumë për duelin e sotëm Inter-Juventus në Serinë A, dhe përveç lajmeve për formacionet dhe parashikimet, bëhet një analizë e dy trajnerëve. Antonio Konte cilësohet si “dogmatiku” i futbollit, si njeriu që dëshiron të kontrollojë çdo moment e çdo veprim, jo vetëm me skemat, por edhe me thirrjet dhe porositë gjatë ndeshjes. Pra, çdo gjë tek Interi duket e paracaktuar, mënyra e lëvizjes, koha për ta bërë atë, skemat. Është i ndryshëm Andrea Pirlo i Juventusit, pasi ai i lejon lojtarëve të tij të kenë më shumë rol në fushë, dhe skuadra ka lojë më të rrjedhshme, ndonjëherë me më shumë të papritura. Pirlo duhet të përballojë Hakimin dhe Lukakun, si dhe duhet të përballojë kundërsulmin e Interit në rast të humbjes së topit. Mediat mendojnë se është më mirë që luan Morata në vend të Dibalës.

Sfidanti.al