Didier Deschamps nuk e ka grumbulluar Karim benzema në përfaqësuesen franceze që nga momenti kur shpërtheu skandali i shantazhit ndaj Mathieu Valbuena. Gjatë këtyre viteve trajneri i skuadrës kampione të botës nuk ka dhënë asnjë justifikim se përse nuk e ka thirrur sërish te Blutë sulmuesin e Realit të Madridit.
E megjithatë në një intervistë për radion franceze RTL, Deschamps pranoi se intervista e dhënë nga Benzema për të përditshmen ‘Marca’ ku futbollisti argumentoi versionin e tij se përse Deschamps nuk e grumbullonte, është ende në mendjen e tij.
‘Është një gjurmë. Edhe pse me kohën mund të harrojet pak, unë nuk mund ta harroj-tha Deschamps-nuk ka të bëjë vetëm me Karim Benzema. Ka deklarata edhe të personave të tjerë që e bënë këtë që të prekë edhe familjen time. Kur bëhet fjalë për zgjedhjen time si trajner, taktika, aspekti teknik, është dicka normale dhe nuk më intereson. Por në këtë rast u kalua kufiri. Prek emrin tim, familjen time. Për mua është e papranueshme. Të thuash gjëra të tilla të con në një agresion verbal apo fizik. Nuk mund të harrojmë. Nuk mund të harroj. Nuk do të harroj kurrë’.
Deschamps foli për deklaratat e personave të tjerë dhe gjithcka të bën të mendosh se bëhet fjalë për ato të Cantona: ‘Një gjë është e sigurt. Benzema dhe Hatem Ben Arfa janë 2 lojtarët më të mirë të Francës dhe nuk do të luajnë në Evropian-tha Cantona për The Guardian-ajo që është gnjithashtu e siugurt është se ata janë me origjinë afrikanoveriore. Atëherë debate është I hapur’
Deschamps nuk i pranoi aspak këto deklarata duke u ankuar në gjykatë që nuk e pranoi këtë denoncim. Edhe vetë Benzema u ankua pasi sipas tij nuk kishte argument sportive për mosgrumbullimin e tij në kombëtare. Dhe me mundësi nuk do ta ketë sepse është një temë personale sic e zbulpoi edhe vete Shefi i Medias të skuadrës përfaqësuese të Francës, Phillippe Tournon që prezantoi një libër të tijin për eksperiencën në Clairefontaine
‘Didier ishte shumë I prekur kur bashkëshortjs e tij e telefonoi për t’I thënë se e kishin akuzuar për racizëm-tregon Tournon-atë ditë kuptova se Benzema nuk do të kthehej më në kombëtare. Kur hyri në mensë për të ngrënë, fytyra e Didier tregonte gjithcka’.
Sfidanti.al