Mesut Ozil do të mbërrijë në Stamboll në mëncgjesin e së hënës për t’u bërë futbollisti i ri i Fenerbahces. Mesfushori 32 vjecar gjeti më në fund akordin me Arsenalin për zgjidhjen e kontratës dhe do të përfitojë 8 milionë Euro që i mbeten nga 18 milionët e pagës vjetore me Topcinjtë që do të bëjnë këtë pagesë në 6 këste
Fenerbahce do t’i ofrojë një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë me një pagë prej 4 milionë Euro në sezon, ndërsa për pjesën e mbetur të sezonit futbollisti gjerman do të marrë një pagë prej 2 milionë Eurosh. Do të përfitojë 25 mijë Euro për ndeshje e për më tepër Ozil do të marrë edhe një bonus ekstra prej 500 mijë Eurosh nëse Fenerbahce do të fitojë titullin e 250 mijë Euro nëse kjo skuadër kualifikohet në Ligën e Kampioneve.
Në të njëjtën kohë, Ozil do të marrë një shpërblim prej 5 milionë Eurosh për blerjen e tij,shifër që do të nisë të paguhet vitin tjetër përgjatë 3 sezoneve të ardhshme. Në total Mesut Ozil do t’I kushtojë Fenerbahces 19 milionë Euro, pagë pa përfshirë këtu bonuse të tjerë të mundshëm.
Në momentin që do të mbërrijë në Stamboll, Ozil do të bëjë prezantim,in e tij ku do të ketë vetëm të ftuar dhe do të hyjë në stadiumin e Fenerbahces me një helikopter privat. Ceremonia e prezantimit të tij do të transmetohet live në televizionin zyrtar të Fenerbahcese dhe në të gjitha rrjetet sociale të klubit.
Sfidanti.al