Gola, debutime, fitore dhe humbje, shqiptarët patën fundjavë të pasur në Europë!

Ivan Balliu e nisi keq La Ligën në Spanjë duke humbur 0-3 në ndeshjen që Rajo Vajekano luajti në fushën e Seviljes. Mbrojtësi shqiptar i lindur në Katalonjë nuk mundi të bënte asgjë pasi portieri i ekipit të tij doli me karton të kuq, pasi shkaktoi penallti dhe pasi e la ekipin me 10 vetë, erdhi humbja 0-3. Po në Spanjë, Armando Sadiku nisi aventurën në ligën e dytë me Las Palmasin. Sulmuesi i kombëtares ishte titullar dhe luajti për 58 minuta, në ndeshjen e javës së parë ndaj Vajadolidit që përfundoi 1-1.

Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares, debutoi me ekipin e tij të ri, Empolin, në fitoren 4-2 në Kupë ndaj Viçencës. Ai ishte në formacion dhe luajti 90 minuta, në një ndeshje ku shkëlqeu pretendenti për të luajtur në kombëtare Nedim Bajrami (në foto). Mesfushori 22-vjeçar shënoi golin e parë në kualifikimin e Empolit, ndërsa në minutat e fundit Kristian Asllani, një lojtar me talent pjesë e Shqipërisë U21.

Në Turqi, Jurgen Bardhi ishte në fushë për Tuzlasporin në duelin e Ligës së Parë ndaj Ankaragyçysë. Sfida përfundoi 1-1 dhe ish-lojtari i Partizani ishte titullar dhe u tregua aktiv duke mbajtur fanelën me numrin 11. Paraqitjet e mira të shqiptarëve nisën që të shtunën kur Myrto Uzuni shënoi në kampionatin hungarez në fitoren 4-1 të Ferencvaroshit ndaj Mezokëveshdit, ndërsa po në Hungari debutoi Eros Grezda për Zalaegersegun, në humbjen ndaj Akademisë Pushkash.

Sfidanti.al