Marko Rojs, lojtar i Borusias së Dormundit, u shpall nga gazetarët si futbollisti i vitit në Gjermani. Ky është çmimi i dytë që ai merr, pasi e ka marrë atë edhe më 2012, atëkohë futbollist i Borusias së Mynshengladbahut.
Rojsi grumbulloi 158nga 540 vota gjithsej, ndërkohë që me ekipin dortmundas që doli sezonin e kaluar në vend të dytë në Bundesligë, Rojsi në 36 ndeshje të kampionatit gjerman shënoi 21 gola dhe dha 13 asiestenca goli.
Kai Haverts i Bajer Leverkusenit me 121 vota dhe Xhoshua Kimih me 35 vota dolën përkatësishën në vend të dytë dhe të tretë.
Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, u shpalltrajneri më i mirë gjerman i vitit.
Sfidanti.al