Përveç rivaleve në fushë, Bajernit i duhet të bëjë llogaritë edhe me faktorë të jashtëm. Në ditët e fundit ka bërë përshtypje një intervistë e Ministrit të Shëndetësisë për “Rheinische Post”. “Nëse Bajer Leverkusen do të shpallej fitues i këtij kampionati mendoj se do të ishte diçka pozitive për të gjithë Bundesligën. Si një ekip i ri dhe i fortë që janë do të gëzohesha shumë nëse do të fitonin”, tha Karl Lauterbah. Mes të tjerash Ministri i Shëndetësisë shtoi se: “Nëse hegjemonisë së Bajernit do t’i vinte fundit them se do të ishte diçka pozitive. Këtë e them edhe në planin personal, pasi nëse Bajerni do të humbte kampionatin do të fitoja një bast”.
sfidanti.al