Fitorja ishte e mrekullueshme, në debutimin e skuadrës së tij në turin e dytë të Championsit. Atalanta është shumë pranë kualifikimit për në tetë skuadrat më të mira të Europës, por trajneri Xhanpiero Gasperini sërish nuk u duk plotësisht i kënaqur, edhe pse i lavdëroi djemtë e tij. “Ishte një mbrëmje e madhe, – tha ai pas fitores 4-1 ndaj Valencias, – një rezultat i madh, ne luajtëm shumë mirë, madje ndeshja mund të kishte përfunduar me shifra më të thella. Mund të kishim shënuar më shumë gola. E vetmja vërejtje për djemtë e mi është se duhej të kishin qenë më të kujdesshëm në golin e pësuar. Sidoqoftë, jam i lumtur për rezultatin, do të kisha firmosur para ndeshjes nëse do të më propozonim se do të shkonim në Valencia me 3 gola epërsi”.
Sfidanti.al