Murinjo: M’u duk sikur ishim në luftë, por pa fishekë!

Shqetësimi i tij më i madh nuk ishte rezultati. Trajneri i Totenhemit me të drejtë theksoi se me 0-1 ekziston shpresa për të shkuar në Gjermani e për të fituar, por problem mbetet mungesa e lojtarëve. Totenhemi u mund në Londër nga Lajpcigu, në duelin e Championsit, ndërsa nuk pati në fushë disa nga futbollistët më të mirë si Harri Kejn apo koreanojugori Son, ndërsa Lamela erdhi nga dëmtimi, e Ndombele ishte në stol.

“Ne luajtëm ndaj Lajpcigut sikur po shkonim në luftë duke mos pasur fishekë, – u shpreh Murinjo në intervistën pas ndeshjes, – ne kemi një skuadër të shkëlqyer, një grup djemsh të shkëlqyer që dhanë maksumin, pavarësisht mungesave. Nuk mund të thoni se ne luajtëm mirë vetëm 20 minutat e fundit, sepse nuk kishim çfarë të bënim. Kundështari ishte i plotë, ndërsa ne jo. Shqetësim nuk është rezultati, pasi ne mund të shkojmë e të fitojmë në Gjermani, por mungesa e lojtarëve. Do të luajmë në kampionat për 2-3 ditë dhe kam vetëm Lukasin (Mourën) apo Bergvejnin. Ata do të jenë të vdekur nga lodhja, dhe pastaj vjen ndeshja tjetër e Championsit, por lojtarët tanë më të mirë nuk do t’i kem përsëri”.

Sfidanti.al