Mungojnë pak më shumë se 2 javë nga fillimi I sezonit të ri në Botërorin e MotoGP dhe të gjitha skuadrat po punojnë për të nisur sa më mirë këtë kampionat, në 8 mars me Cmimin e Madh të Katarit. Përpara kësaj gare skuadrat dhe pilotët do të kryejnë edhe 3 ditë testesh pikërisht në pistën e Losailit ku do të zhvillohet edhe gara.
Në shtëpinë ‘Ducati’ shqetësimi kryesor është I lidhur me gomat e reja ‘Michelin’.
‘Testet e para shkuan mirë-tha Andrea Dovizioso me rastin e prezantimit të filmit dokumentar në Milano-por të gjithë ishin mirë. Gomat e reja na turbulluan pak të gjithëve dhe ne ende nuk jemi në rregull. Nga njëra anë është pozitive se ka vend për përmirësime, por sesa, këtë nuk mund ta dimë’.
Dovizioso foli edhe për rivalitetin që pritet të jetë në pistë këtë vit me Marqez që padyshim është favorite kryesor
‘Do të jetë një kampionat më I hapur-tha Dovizioso-nuk mund të thuhet se Marquez nuk do të jetë favoriti kryesor edhe pse dominimi I I tij gjithnjë ka qenë pak I vështirë për t’u përtypur. Pres që këtë vit 4 Yamahat të jenë mirë dhe 2 motorët Suzuki më kompetitive. Edhe ne po punojmë fort, por deri në momentin e garimit, disa detaje të vogla nuk I kupton dot’
Sfidanti.al