Futbollistet femra humbin ndeshjen se … janë në orar pune!

Ndodh në Angli, ndodh edhe kështu. Në të njëjtën kohë kur në futbollin e meshkujve paundët fitohen me grushta edhe për një orë, jo më për një javë, tek femrat punët janë ndryshe. Trajnerja e Shefild Junajtidit (në foto), Karla Uard, ishte në hall të madh, pasi nuk i pati disa nga lojtaret për sfidën ndaj Mançester Sitit.

Shefild Junajtidi luan në kategorinë e dytë, dhe vajzat janë të detyruara të bëjnë edhe punë tjetër për të siguruar jetesën, pasi të ardhurat nga futbolli nuk janë të mëdha. Kjo, në kontrast të plotë me femrat e Sitit (në Premier Ligë) që, ashtu si djemtë e Guardiolës, janë profesioniste me kohë të plotë.

Ndeshja e Kupës ishte planifikuar për në orën 19:00, mbrëmjen e djeshme, ndërsa trajnerja kërkoi nga Federata dhe nga klubi, që orari të ndryshonte, gjë që nuk ndodhi. Kjo bëri që ajo të ishte pa 5 lojtarë kryesore, dhe Siti e fitoi ndeshjen lehtësisht 6-0.

Sfidanti.al